Endem si nomad bregut te detit, nden qiellin e huaj
ne keto dite te perflakur prej diellit pervelonjes
nje vetmi e trishte, e ftohte gjer ne asht te dhimbjes
me con te shoh fundin e horizontit, rete e hirta te vendit tim
Syt me lot mu mbushen e malli me kaploi
tek shihja dallandyshet qe me eren vraponin drejt Atdheut
Atdheut qe me pahir me detyruan ta le,
ashtu si nena birin, pas nderrimit te jetes
Ndoshta, asgje s’me mungon te vishem si zotni
te ushqehem si perandor ne mes te Europes, aty ne kullen Eiffel
por, ah Shqiperia ime, me trishton kur s’e shoh e s’e kam prane
kur nuk perqafohem me miqte dhe shoket e vegjelise
Dhe endem ne bukurine marramendese te botes
i vetem me mallin e ndezur te vendlindjes
dhe yjet nuk ndricojne si ne Atdheun tim, jan te zbehte
me mungon Atdheu, flladi i mengjesit te jetes sime.