Shpërthen n’zemër guri-n’shkëmb
Burron nga palcë guri,për n’shtëmb
Gurron i kulluar-i tëri bilur si loti
Këngë e freskët e çdo stine e moti.
Kroi i Gurrës gurgullinë kthjelltësi
Rrëzë Goleshit,nga shkëmb freski
Gurrë-rrjedhë e bardhë n’lendinë
Gurra e fshatit-ç’burim n’luginë
…
Nga një gur mur-Kroi rrjedhë lirikë
Atje ku kam pirë frymëzim e ujë poetik
Poeti nga perlë sa shtatë kroje përralle
Kroi i fshatit,s’është veç krua mëhalle.
Gurrë-rrjedhë që asnjëherë dot s’shteroi
Në mes t’fshatit ujë akull jetora freskoi
Ku stërgjyshër e gjyshër kanë shuar etje
Ku poeti mbushi shtambat e frymëzimit
Murmurit e rrjedhë edhe epikë t’guximit.
Gur i gjallë shkëmb-rrjedh të pagjumë
S’vdes poeti,sa ka rrjedhë për n’lumë!
Gurrë që njomi jetë e buzë t’shkrumbuar
Sot e çdoherë,gurrë e dëlirë dhe e praruar
Poeti njomak,piu një gëllënkë,i gjunjëzuar.