Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritLiljana Ndoni-QËNDRO ME MUA..

Liljana Ndoni-QËNDRO ME MUA..

Të kërkoj

Qëndro tek unë, më afër,
si era e padukshme që i jep jetë qirinjve.
Më puth shikimin,
që të jesh brenda meje,
edhe kur ndodhesh atje jashtë.

Ashtu siç është drita –
një qendër e palëvizshme mes flakëve –
nuk lëkundet kurrë
në trupin e ndezur që vetëm dridhet
e jep dritë.

Qëndro si ylli:
i pranishëm, i sigurt, pa zë,
por që shkëlqen me rrahje.
Ashtu siç je:
zemër e hapur,
i qetë si liqen,
i thjeshtë –
të gjitha m’i përmblodhe.

Ti je unë,
në zemrën që rreh.
Çfarëdo që të ndodhë,
të shoh në mendje.
Je shpirt i shpirtit tim,
dhe rrahjet e zemrës për ty
asnjëherë nuk m’i lodhe.

Sekretin, thellë,
në skeletin e qenies sime
vetëm toka do ta shohë.
Por në jetë,
është ai që mbështet qenien
prej mishi dhe ëndrre,
të gëzimit dhe dhimbjes,
në mënyrë që këta sy
të shohin në kohë.

Mungesa e përkohshme
le të mos jetë harresë –
lapidar në varre.

Qëndro me mua
edhe kur bota më bëhet e zhurmshme,
dhe unë nuk mund ta dëgjoj
më zemrën tënde në të timen.

Prek shpirtin tim pa duar.
Edhe pse s’të kam,
qëndro e pranishme.

Ndonjëherë mjafton pak
për të shpëtuar atë
që ka mbetur e vetme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT