Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -S'DUA T'JU LE BORXH

Petro L. Sota -S’DUA T’JU LE BORXH

Miqtë e mi.! S’dua t’ju le borxh në jetë,
Dikujt edhe ndonjë borxh i kam dhënë,
Se vdekja kur t’më marrë dheu s’më tret,
Prandaj borxhet pa kthyer s’jua kam lënë.

Në se para kohe iki, se s’mund ta ndal,
Për ndonjë arsye, apo për ndonjë shkak,
Gjithë borxhet, që më keni do t’ju a fal,
Sepse dua, që të iki i qetë dhe pa merak.

Jam munduar që asgjë të mos mbesin,
Nga kjo botë që nuk ka aspak mëshirë,
Sepse të gjallit, vetëm kur të vdesin,
Do t’i thonë patjetër një fjalë të mirë.

Në se do të më vij sinjali si mallkim,
Me shpirtin tim të ciflitur do të zihem,
Atëhere varrin do t’ua le si shpërblim,
Ndërsa vetë i pa tretur do të ngrihem.

S’mundem pra, mallkimin pas ta marr,
Edhe ndonjë mallkim, gruaje qoftë ai,
Ndonjërës, që mbeti me shpirt të vrarë,
Apo ndonjërës, që s’i bëra, asnjë poezi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT