Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritHasan Kurti - Prozë poetike

Hasan Kurti – Prozë poetike

Ishte pranverë kur udhëtonim për në Itali, zakonisht në muajin mars apo prill. Atëherë natyra ishte e mbuluar me gjelbërim, rrezet e diellit ishin të paqta e të ngrohta dhe dëshira për të udhëtuar ishte e madhe.

Dalëngadalë avioni merr lartësi dhe në vështrimin tonë malet, fushat, liqenet, makinat, njerëzit duken të vogla, derisa shndërrohen në hije, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë. Ime shoqe është pranë dritares. Qielli është i padukshëm, sepse dielli përthyen mbi xham rrezet e tij të forta, gati verbuese.

Koha është e bukur dhe me diell, pothuaj pranverë. Fryn një fllad i lehtë, që duket më shumë si një përkëdhelje. Hapat e gruas sime janë të ngadaltë dhe një heshtje e çuditshme, e pazakontë e pushton herë pas here. Ajo, që vetëm pak kohë më parë nuk ecte, por fluturonte, ajo që s’thoshte një fjalë, por bisedonte pa pushim.

HASAN KURTI
Marrë nga libri “Prozë poetike dhe Aforizma”, Lena Grafik, 2022, Prishtinë
Përgatiti për botim: IRMA KURTI

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT