Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritBjondina Agolli-Une S’kam Faj!

Bjondina Agolli-Une S’kam Faj!

Një fëmijë i vogël rri krejt i qetë,
Sytë nga qielli, mendjen në shpresë.
S’ka nënë që e përkëdhel në mëngjes,
As babë që e merr përdore në shteg.

Por ka një zemër të madhe si dielli,
Plot ëndrra të bardha, plot ndjenja si ylli.
Nuk kërkon shumë, veç një fjalë të ngrohtë,
Një buzëqeshje që bën shpirtin të qeshë fort.

Ai nuk ka lodra me dritë e ngjyra,
Por ka durim, ka shpirtin si ura.
Në heshtje rritet, me lot ose me gaz,
Por s’ndalet kurrë – ai kërkon pak dashni, kaq!

Ndaj nëse e sheh, mos rri në heshtim,
I jep një fjalë, i jep një përqafim.
Se fëmijët jetim, me gjithë atë bosh,
Kanë zemra të pastra, që rrahin fort.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT