Monday, June 16, 2025
BallinaVitrina e libritArben Iliazi-ECI PAS GJURMËVE

Arben Iliazi-ECI PAS GJURMËVE

Eci pas gjurmëve që shkojnë
brenda vetes, ku i shkujdesur
endet njerëzimi.

Dashuria ime e harruar,
e fortë, e shndritshme,
pendim i nje pendimi.

Tokë e shkretë rrotullohet
rreth diellit të palindur,
duke bërë kujdes të mos më zgjojë.

Rri në pemën e mbrëmjes për të shkoqitur
gjith sa kam kërkuar e po kërkoj.
Mezi gjej kohë të habitem që ekzistoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT