Hapur dua ti them e shpreh mendimet,
Se në kokë më rrahin godasin si çekan,
Lodhur jam nga kurbeti e dëshpërimet..
Po shpresa si rreze diellit shpirtin gjallë mban.
E dini ndonjëherë po u shprehe lirë drejt..
Të sulmojnë thumbojnë ata që nuk ju pëlqen…
Po çdo gjë gjatë jetës s’shkon mirë ..po dhe keq,
Gjithë,dashuritë fatkeqsitë mbledhur në një thes,
Do doja mendimet të bëhen ide që triumfojnë,
Hapur nëpër botë të fluturojnë në shërbim njerëzimit,
Botën me paqe ngrohtësi dashuri të mbulojnë,
Vatra lufte të shuajnë..ti thonë poshtë racizmit..
Do doja që politikanë mashtrues hipokritë,
Mos nxisin luftra e me fetë mos ti përziejnë…
Hapur të jetë globi gurrë sinore mos kenë kufijtë,
Detet mos bëhen vare..për mijra emigrantë fatkeqë!!