Sa lehtë mendimet bredhin hapur
si zogj të lirë hapësirë kërkojnë.
Mes ëndrrash ku me gojë nuk flasin
kërkojnë krahë të fluturojnë.
Si lumenjtë që vijnë furishëm
dhe përplasen pa ndalesë.
Ashtu vijnë kaq shumë mendime
dhe kërkon që të kenë shpresë.
Eh sa lehtë, sa lirshëm bredhin
nga një cep në botën mbarë.
Dhe lëshojnë një hije drite
por prapë ngelemi udhëtarë.
Ato na çojnë përtej kufirit
ku gjithmonë rreh zemra jonë.
Si një kopsht plotë me lule
që gjithmonë lëshon aromë.