Wednesday, June 18, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -EDHE SOT

Xhevat I. Prebreza -EDHE SOT

Edhe sot të pashë në ëndërr
si një hije që s’kthehet kurrë
si një fjalë në mes të heshtjes
që s’e tha kurrë zemra e burgosur

Edhe sot më mungove
në dritën që binte mbi tryezë
në erën që sillte kujtime në kujtimet e kaluara
në shijen e kafes pa shije

Edhe sot më fole në heshtje
me zërin që s’dëgjohet më
me lotin që s’rrjedh në faqe
por digjet thellë, pa zhurmë e pa zë

Edhe sot të kërkova
në rrugë mes njerëzve, në netët pa yje
por ishe veç hije e një ëndrre
që zgjimin e prish pa mëshirë

Edhe sot, sikur dje, fjala më mbeti pa thënë
buzët më dridhen, nuk gjejnë guximin
edhe në mes të zhurmes së botës
heshtja jote më flet më fortë se gjithçka

Edhe sot e njëjta ndjenjë më vjen
një boshllëk në zemër një mungesë që s’shkon
dielli u ngrit me drit të zbehtë
me një mal të ngrirë pa borë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT