Turrë bëhen mendimet
ngatërruar kanë imagjinatën
bredhin shtigjeve erërat e mashtrimit
si në netët pa hënë i shlyen harrimi
Shtrembër shikojnë e qiellit thua i luten
besuan ndaj ngatërruan rrugët e fatit
dialogojnë, por para kanë portretin e trillit
Shpirtërat rreckosur kacavjerrë i la koha
ngjitur e vrap shkallëve të gabuara
ngazëllime boshe ëndërrat mbeten stivuar
Në i zë besë dallgëve të hutimit
Rend fantazive hapësirave të qiellit
Në flakë përcëllimi e ndjenjës ëndërrimit
Plot absurditete marifetesh stolisur
është keqas mashtrimi
plot sharm gënjeshtrat fyerjet e përçmimi
lozhe i bëjmë fatkeqësisë sonë
kush mbolli më shumë lindja a perëndimi