Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza-DIKUR ME TY

Xhevat I. Prebreza-DIKUR ME TY

Dikur me ty koha s’kishte orë
çdo çast ndizej si agim
fjalët lindnin me një shikim
heshtja fliste me gjithë shpirt

Dikur me ty hapat ishin këngë
rrugët e botës s’kishin kufi
në çdo qoshe një dritë e dashurisë
në çdo buzëqeshje një premtim

Dikur me ty yjet shëndrrisnin
ndriçonin çdo ëndërr
nata s’kishte as fund, as frikë
se ishe ti drita ime

Tani kujtimet mbeten në sirtar
si letra e vjetër që koha i treti
unë ende të ruaj në zemër
si një poezi që s’harrohet kurrë në jetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT