Kjo botë kaq e madhe,
gjigande,
pa fund e pa skaj,
Dy botët tona të vogla,
të brishta,
bashkë s’mundi ti mbajë,
Sado Magelanë u bëmë,
rendëm pa fund,
në këtë virane jetë,
Luftuam,
por vetëm beteja fituam,
një ditë,
do ta humbim luftën e vërtetë.
Kjo botë kaq e madhe,
mban brënda dëshira,
histori,
humbje,
zhgënjime,
Mban luftën tënde,
të madhe,
ndonjëherë të egër,
mban brënda
edhe luftën time,
Në fund,
dorëzohemi dhe themi,
cilën betejë fitove ti,
po unë vallë,?
Shumë ndoshta fituam,
të vogla e të mëdha,
e vetmja që humbëm,
mban emrin mall.
Se,
kjo botë kaq e madhe,
edhe mallin na e theu,
shkatërroi,
vrau,
keqas e dërrmoi,
Por,
jetuam përsëri,
ndaj edhe malli,
bashkë me ne,
furtunash,
stuhishë,
mbijetoi.