Mbi këto male ku flet vetë historia.
Jam bijë e këtyre shkrepave kreshnike.
Nantë malet kuvendojnë ju këndohet lavdia.
E në këto mrize rriten vetëm sojnike..
Jam bijë e Kastriotit dhe Elez Isufit.
As plaga as koha kurrë se përuli.
Për to flasin shekujt shkruar në legjenda.
Në varg e fjalë gjithmonë këndohet kënga..
Bijë e këtyre trojeve që t.parët i lanë me gjak.
Në rrënjë të sojit shqipe në bajrak.
Që në luftë e pushkë krah me burrëni.
Sedër e nderë lartëson trung e vëllazëni.
.
Ata sllogan të kohës e shekujve kanë nderin.
Ku emri tyre shkruhet me vargje e gërma të arta.
Ata që për emër në ballë të shkref manzerin
E krenojnë në emër të madh që iu ka lënë baba..
Jam vajza e valëve të Drinit shekullor.
Emër i madh i moteve më prijnë mbi kry.
Më shëndritë kësula në shorte burrënie.
Aty ku gdhendet fjala në gjuhën e lokes time..