Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritNaxhije A Gashani -TË JESH

Naxhije A Gashani -TË JESH

Të jesh
nuk është vetëm frymëmarrje
jo vetëm ecje – ndalim
Të jesh

është më tepër se ç’thuhet
të duhet më tepër se ç’duhet
gatitu të qëndrosh për zgjim

Të jesh
nuk është vetëm të mbash emër
jo vetëm pasthirrmë udhëve pakthim

Të jesh

është të kesh dashuri
zemër që preket dhimbjeve
është lot
është mall
është plagë
është përcëllim

Të jesh
është më tepër se ç’thuhet
të duhet dhe më tepër të ruhet
është lutje
është falje
është mbajtje – premtim

Të jesh
nuk është vetëm frymim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT