Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -TI NË ÇDO FRYMË

Mimoza Maria Ajdhoni -TI NË ÇDO FRYMË

Ti je në cdo frymë që marr,
si fllad i lehtë në një pranverë,
si dritë që zbret nga një altar,
si diell që ndriçon në verë.

Je hapi im kur rrugën s’di,
agimi im je në mëngjes,
si flakë që lind në dashuri,
si mall që kurrë s’më lë pa shpresë.

Je fjala që s’e thashë dot kurrë,
në sytë e natës, një dritë e fshehur,
je loti që rrëshqet pa zë,
je vera që më mban të dehur.

Në çdo yll je pasqyrim,
në çdo fjalë je frymë e re,
si një melodi pa përfundim,
që zemra këndon veç për ne.

Je drita netëve pa hënë,
je zjarr që ndizet e nuk shuhet,
si ëndërr që vjen pa u thënë
dhe rri aty…ku dashuria s’luhet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT