Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat Muqaku -ORA QË QETËSINË E SOLLI

Xhevat Muqaku -ORA QË QETËSINË E SOLLI

Lotin e prushit t’ adhuruar fort
një turbulencë e mbështolli.

Ndjenjën e mirë
dhe ritmin tim të zemrës

sytë e statujes s’ engjëllit e takuan.
N’ odën e terraft ​​

njëfar habie m’ izoloi
ëndrrën në gjumin e parë.

Vetëtima ajrin s’ e pastroi
nga zemërimi i skuqur fare.

Rrebeshin e shiut papritur
bubullima mirë e shkundi.

Kafshuar gjuha e ime ishte
prej fijes së hollë të shpresës.

Për çudi në cepin e djepit
sikur nga binarët dalë s’ kishin,

truri i qetë i qengjit të bardhë
që flinte e frymonte pa pushue.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT