Ndez cigaren
dhe tymon,
fare s’mendon
se ajo e dëmton,
E pi të shkretin
tymon si oxhaku,
pak mendon ai
se aty gjendet plaku.
Plaku i gjorë
i ka disa vjet,
sëmundja e mundon,
e rëndon në jetë.
Po edhe duhani
shumë e dëmton,
shpeshherë kollitet,
frymëmarrja e pengon.
Duhani është helm,
çdokënd e pengon,
herët apo vonë
mushkritë t’i dëmton.
Çdoherë mjekët
na këshillojnë:
-Mos pini duhan,
por ne s’i dëgjojmë?!
Të rinjtë dhe të rejat
duhanin fjollë e çojnë
dhe për shëndetin
kurrë nuk mendojnë?!