Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritGori Stafa-ISHULL. PRITJE. ARRATISJE.

Gori Stafa-ISHULL. PRITJE. ARRATISJE.

Rrethuar riprodhimesh abstraksioniste
pres të vijnë ca vizitorë të zymtë
sa për të larguar mallin për njerëzit
sa për të gërgitur kalkun e kësaj mbushullikohe.
Pse nuk skicoj, ashtu kot, edhe ca njolla arratie?
Po kush do t’më presë në përjashtën e papërzemërt?
Duke shkarravitur muret për të 3652-tën herë
s = v • t
duke përgjuar hapat e qelisë sime
hapa para dhe prapa
pres të vijë gardiania mizore (si çdo ditë)
me atë uniformën e saj regëtitëse
pres t’më tregojë hekurat e dritares së hekurt
dhe arratisjen time (sa kam pritur!)
të gllabëruar çuditërisht
prej syve të saj të zjarrtë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT