Friday, June 27, 2025
BallinaSport‘Napoli dhe Milani do të ‘luftojnë’ për titull të kampionit’

‘Napoli dhe Milani do të ‘luftojnë’ për titull të kampionit’

Ish-drejtori i njohur i Juventusit, Luciano Moggi, mendon se Napoli dhe Milani do ta kenë fjalën kryesore në garën për titull të kampionit në Serie A për sezonin e ardhshëm.

“Për luftën e titullit do të jetë një garë dyshe Napoli-Milan deri në fund të sezonit. Shënojeni, po ja u them sot pa nisur tamam sezoni”, tha Moggi, duke nxitur debat mes opinionistëve sportivë dhe tifozëve.

Deklarata e tij vjen në një moment kur shumë skuadra të mëdha si Inter, Juventus dhe Roma pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të kësaj verë.

 Por Moggi është i bindur se gara do të reduktohet në vetëm dy emra, kampionët e vitit 2023 dhe gjigantët kuqezi./RTK Live/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT