Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritMark Gjetja-Mé lère té dehem sonte.

Mark Gjetja-Mé lère té dehem sonte.

Mé leré té fshihem zemrës tënde,
si njé aromé , të qarkulloj
mé leré në shpirtin tënd të endem,
gjeré në hapsirë té fluturoj.

Mé lërë té dehem ne keté naté,
dehu dhe ti ,bashké me mua,
natën sonte do gdhimé bashké
ti énderra ime qé mé lé zgjuar.

Poezi sa shumë kam shkruar,
të gjitha ty ,ti kam qëndisur,
sa vargje i thura bukurisé tuaj,
porsi pranverën i kam stolisur.

Uné të them ,sa fort té dua,
dhe as gjë tjetër s’té premtoj,
mos u largo kur të jeshë me mua,
mbi gjoksin tim hajde pusho.

Kush té ka sjellë né jeten time,
fatin e shkruan ,veç peréndia,
sa herë té shoh né ëndërrime,
si deté me valé vjen dashuria.

Qiellin larté ,ajo shikonte,
dhe unë shikoja , sytë e sajé,
fusha dhe mali flakëronte,
dhe detit, ngjyra né çdo skaj.

Për mua qielli ,s’kishte naté,
vetëm dielli, ish né syté e mi,
hëna shtrihej gjeré e gjaté,
si njé ylber ,né kaltërsi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT