U largove pa kthyer kokën
pa një fjalë, pa një përshëndetje
heshtja mbeti në prag të derës
shpirti mbeti në pritje
Ike me hapat e natës
prania jote u shua si një hije
rrugët e zbrazëta më flasin për ty
era më sjell kujtimet e ftohta
U largove, por zëri yt
s’pushoi së kumbuar në mendjen time
ëndrrat më ngushëllojnë çdo natë
drita zbardh vetminë