Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritSelami Taraku-KUR TË VIE KOHA

Selami Taraku-KUR TË VIE KOHA

Kur të vie koha, e heshtur, pa zhurmë,
Si hije e lehtë që rrëshqet në dhomë,
Mos qaj për ditët që ikën si erë,
As për ëndrrat që mbetën në terr.

Kur të vie koha, me duar të pluhurosura,
Mos më thirr me britma, as me zemër të vrarë,
Unë do jem aty – në çdo fije bari,
Në çdo fjalë të pathënë që flitet ngadalë.

Kur të vie koha, mos më veshe në zi,
Vishu me dritë, me kujtime të miat,
Këndo një këngë që dikur më pëlqente,
E lëre zemrën të më ndjejë në heshtje.

Kur të vie koha, mos më mbaj peng,
Liroma shpirtin si zogun në fluturim,
Se jeta është vetëm një çast i hollë,
Një fllad që prek buzët dhe tretet n’gjumë.

Kur të vie koha, mos ki frikë,
As hidhërim, as pendim të thellë,
Se unë do jem stina që rikthehet sërish,
Në lulëzimin e prillit, në shiun e lehtë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT