-Engjëll apo djall?
pyesim për dikë
dhe në gjykime padashur gabojmë.
Njeriu nuk njihet
veç me një të parë,
e në vlerësime
padije dhe nxitojmë.
“Të mirë,të këqinj”,
vlerësim i gabuar,
të kundërtat njeriu “i zbuloi”,
nuk ka njeri patëmetë,
i tillë,veç Zoti që na krijoi.