Në një shi me shumë vrull,
Nën një çadër ne të dy,
Unë lagur dhe bërë qull,
Se të shihja ty ndër sy.
Erdhe afër dhe më puthe,
Për inat të reve me shi,
Afrohu pranë, ti më lute,
Bjer, o shi, me rrëmbim ti.
Dhe një këngë nis me ngadalë,
Të më thahen flokët mua,
Ndjenjat derdhen valë-valë,
Pres të them sa shumë të dua.
Më buzëqesh si një fëmijë,
Sytë mi mbyll ti me dy duar,
Afër vjen, më merr në gji,
Shpirti derdh ngjyra të praruara.
