Në këtë botë që po tkurret,
e po vetmohet pak nga pak,
do të mjaftonte pak besim,
të kesh pranë shpirtin tënd binjak.
Në këtë botë të vështirë,
kur kemi pranë vetëm Zotin ,
do të të duhet të mendohesh,
për dikë që të të fshijë lotin.
Në këtë botë të pabesë,
ku të besosh është vështirë,
besoji intuitës tënde,
e ndjenjën tënde lëre të lirë.
Në këtë botë ku rrudhet shpirti,
e jeta duket e gënjeshtërt,
do duhet forca e mençurisë,
që bashkëjetuesi mos të duket
i tepërt.
Në këtë botë kthyer e frikshme,
ku edhe te vetja dyshon,
do të të duhet një vendim,
se jeta vetëm nuk kalon.
Në këtë botë që po shkërmoqet,
e dhimbshëm po thërmohen
ndjenjat,
të duhet mendjemprehtësi,
e mos të lësh të ftohen zemrat.
