Në stinët kur liria rritej mbi male
Trastën krahaqafë poeti luftëtar
Përbrenda laps e fletore,pak barot
Muzën e gjente n’istikame atë mot
Në gryka e pranë gurrave t’ bardha
Në një vistër këngësh i hyri guximi
Përballë furtune orë e stinë e lirisë
Përballë epikë e Epokë e trimërisë..
.
Pasluftës poeti këngët daktilografoi
Nga trasta e tjera flakëve iu shpëtoi
Me estetikisht i ka rishtypur poezitë
Duke përzgjedhë vargjet e historitë
I arkivoi n’libra e n’ bibliotekë lavditë
Duke rishkruar n’kompjuter trimëritë…!
Përballë furtunave këngë të kënduara
Ku i ka rrënjët liria-mote t’papërkulura
Atje ku ende kundërmon erë baroti
Tej përtej tokave ku këndohet shqip
Në cepin ku krrokasin korbat përditë
Frymëzimi i larë në djersë e në gjak
Në lotët e nënave,që rrisnin bonjakë
Mbi varre trimash ku banon lavdia.
Atje ku ka rrënjët liria dhe Iliria
Ku dikush trazon këngët e mia
Ku përjargën korba në krrokamë
Nëpër çerdhet e zogjëve të lisave
Vërsulen korbat natën mbi vatra
Anës Ibrit ku është kodi e harta.
I ka dalë bojë psalmeve nesjetare
Mbi tokën që i thonë Dardani e Iliria
Ku deri te Molla kuqe kufiri s’ është kufi
Atje ku Hartat e vjetra janë kthyer në hi
E madhërishmja UÇK i’a hedhin në fytyrë
Ditën që zbriti liriia nga mal e qiell.
Së koti iu kanë mbetur duart nga qielli
Zotave inatçorë promotian iu shuar zjarri
Krokëllimat e korbave së koti ndjellin kob…
Në gjirin e Kosovës plagët ende flasin,
Ende jehojnë mallkimet e të parëve
Ku frymojnë mushkritë e legjendarëve
Emrat e tyre na prinë në tym e flakë
Derisa tokë e Dardanisë lahej me gjak
E me shpirt ndër dhambë,dolëm në breg.
Në gjirin e Kosovë,poeti ka qeshë e qarë
Në faqen e saj lotin e gëzimin ka parë
Në zemrën e saj ,gjeti krenari e guxim
Ku atdhedashurië ushqei çdo trim
Në malet tua trimat liribërës i takoi
Ata që u flijuan për atdhe e krenari
T’lumtë ata që ranë,e që u shkrinë
Për çlirim, pët atdheun e për lirinë…