Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritFazli Ferati -S'KISHA DASHUR

Fazli Ferati -S’KISHA DASHUR

Kurrë s’kisha dashur
ta shoh
atë copë qiell të heshtur
pa zogj

As atë lëndinë
pa qengja, pa fyell e bari
As shtëpi të mbyllur
pa fëmijë
as…

O zot
ç’po ndodh, ç’u bë
nga erdhi
athua kush e solli
dhe e deshi
këtë vetmi

Ah sa e mërzitshme
na është bërë kjo jetë
monotoni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT