Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritMyslim Xhaferaj-A plaket kënga e bilbilit?!

Myslim Xhaferaj-A plaket kënga e bilbilit?!

S’plaket, si kënga e bilbilit!
Se në vatra dhe në stane,
këndohet me zjarr të shpirtit.

Është magjike, nektar fjale,
prush prej zjarrit të Prometeut,
elegante si sorkadhe,
e bardhë si bora e Shëndreut.

Odat e lashta pagane
ishin çerdhe cicërimi…
Biri denjë i kësaj ane
i dha flatra fluturimi.

I dha aromë trëndeline,
i dha dritë nga drita e tij,
i dha nektar Trebeshine,
prodhuar nga Perëndia.

E bëri zonjë kapedane,
gurrë mali pa shterime;
me gurgullimën vigane
dhe me mijëra vezullime.

Poetin shenjt i poetëve
e bekoi vetë Perëndia,
e radhiti pranë profetëve…
pikon mjaltë çdo fjalë e tij!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT