Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritXhevdet Bajraj: Kur bota ishte tepër e madhe

Xhevdet Bajraj: Kur bota ishte tepër e madhe

Mendonte se i duhej të thoshte diçka
në letër
diçka të thellë
por nuk i binte asgjë ndërmend

Pas pak iu kujtua koha
kur luante me këmbë të zbathura
në rrugë
deshi të thoshte diçka në lidhje me këtë
kur bota ishte tepër e madhe
e ëndrrat tepër të vogla
Një sorrë krrokati në dritaren e hapur
uni lirik i tij i zgjati duart
dhe ia nxori kokën me rrënjë

Në pasqyrën në mur trupi i tij dridhej
para se të binte në tokë
pa kokë

Ca muzikantë rruge
e këndonin një këngë që kishte korrur sukses
atë verë
të zymtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT