Kam ndjerë gjer në palcë
Mallin, dashurinë, dhimbjen e nënës
Ndjej dhe, ç’ peshë i ka loti
Kur dënes e vajton nëna…! – Vajton qyqja dhe moti !
Kam ndjerë mallin, dashurinë, dhimbjen e babait
Ndjej dhe, ç’ peshë i ka loti
Kur dënes e rrjedh lot babai
Çahen tokë e qiell ! – Përlotet dhe Zoti !