Kam tri vajza
që i dua unë,
por edhe ato
më duan shumë.
Janë të urta
goja u pikon mjaltë,
me to kur takohemi
kënaqemi ditë e natë.
Dy janë në Kosovë
një në diasporë,
me fëmijët e tyre
atje jetojnë.
I rrita me skamje
dhe pak shkollë mbaruan,
pastaj të triat
te burri shkuan.
Kanë krijuar familje
dhe fëmijët i kanë martuar,
me nipa e mbesa
janë duke jetuar.