Saturday, August 23, 2025
BallinaSportTrajneri i Rubin Kazanit e konfirmon lajmin e Telegrafit: Fiorentina është interesuar...

Trajneri i Rubin Kazanit e konfirmon lajmin e Telegrafit: Fiorentina është interesuar për Mirlind Dakun

Fiorentina është interesuar për transferimin e Mirlind Dakut dhe tanimë ka kontaktuar Rubin Kazanin, por edhe agjentin e sulmuesit shqiptar.

Ditë më parë Telegrafi ka raportuar ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane ka biseduar me Shkumbin Qorrmemetin, agjentin e Dakut, por edhe me Rubinin.

E lajmin e Telegrafit e ka konfirmuar edhe trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.

“Thashethemet për largimin e Dakut? Fiorentina duhet të shesë Moise Kean, me sa kam kuptuar nga klubi, ka interes nga klubi italian për Dakun”, ka deklaruar Rashid Rakhimov për faqen zyrtare të klubit rus.

Drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Prade ka kontaktuar Rubinin, por edhe agjentin e lojtarit Shkumbin Qorrmemetin.

‘Viola’ janë duke pritur ta shesin Moise Kean për rreth 60 milionë euro në Arabinë Saudite, derisa Daku është në listën e dëshirave të tyre.

Daku sapo ka zgjatur kontratën me Rubinin deri në vitin 2029 ku fiton 2 milionë euro në sezon, por një ofertë rreth 20 milionë euro nga Fiorentina mund të bëjë klubin rus të heq dorë nga ylli i tyre më i mad

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT