Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -SYTË E TU....

Zymer H. Haliti -SYTË E TU….

Sytë e tu janë si shkëndija dielli
që mëngjeseve prekin fytyrën
ata margaritarë si ngjyrë ylberi
që bashkë e hijeshojnë natyrën.

Sytë e tu kur më shikojnë si zjarr
digjem flakë nga shikimi i artë
ata do të më ndjekin deri në varr
të kuptosh mirë,ta kesh të qartë.

Sytë e tu më shfaqen kudo që jam
kanë një dashuri të madhe si diell
oh,krenohem shumë që ty të kam
dhe ndihem i lumtur si zogu n’qiell.

Sytë e tu të bukur i dua gjithmonë
kur je përballë meje e buzëqeshur
ata mirë tregojnë se në jetën tonë
është një dashuri si një yll i ndezur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT