Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeTrump dhe Putin shtrëngojnë duart, udhëheqësit nisen drejt takimit

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, udhëheqësit nisen drejt takimit

Të dy presidentët tashmë kanë zbritur nga avionët pas mbërritjes në Anchorage të Alaskës.

Putin është i pari i cili ka zbritur, nga ku ka mirëpritur dhe Presidentin Trump përpara bisedimeve vendimtare mbi luftën në Ukrainë.

Presidentët Trump dhe Putin në momentin e takimit kanë shtrënguar duart. Të dy udhëheqësit ecën drejt qilimit të kuq të shtruar për ta.

Ata gjithashtu po shkëmbejnë fjalë të mira dhe buzëqeshje ndërsa pozojnë për foto për shtypin botëror. Më tej, të dy presidentët kanë hipur në një makinë për t’u nisur drejt takimit/Euronews.al/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT