Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritGjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritje të gjata në Merdare

Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritje të gjata në Merdare

Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është treqind metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve tridhjetë minuta, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë nga tre deri në pesë minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqind metra e gjatë dhe pritjet janë tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë po ashtu tridhjetë minuta dhe ka kolona të automjeteve deri në tridhjetë metra, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Kolona deri në njëqind metra ka edhe në Mutivodë, kur pritjet shkojnë deri në dyzet minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta./Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT