Sa shumë vuan ky planet
kudo luftë e hasmëri
Vriten njerëz në çdo shtet
Vriten nëna dhe fëmijë
Shohim njerëz sakatuar
gjaku porsi lumë të shfaqet
paqja është e ëndërruar
si një natë e zezë te malet
Nëpër shkolla s’ka fëmijë
Bota jeton dridhje lufte
Disa kanë pasuri
disa s’kanë kafshata buke.
Ligjëron qyqja në degë
iku kënga mori dhenë
ku ta gjejnë paqen e shtrenjtë
Që ta sjellin në tryezë
Pa dëgjoni zë poeti
që kërkon liri e paqe
fjalë e tyre ngjan si deti
si një tufë me manushaqe.
Sot qetësi kërkoka bota
në çdo fshat në çdo qytet.
të përcjellë urime porta
sot e nesër e përjetë