Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritSami Mulaj-VIJA E JETËS

Sami Mulaj-VIJA E JETËS

A është jeta
një kardiogram me zigzage
me ulje ngjitje…?!

Apo një shtrat lumi,
ku ujët ecë me arrogancë,
pa i përfillë aspak ditët as vitet,
e as në të dy krahët brigjet.

Edhe lumi
edhe kardiograma varë në murë,
pas një udhe bëhen vijë e sheshte…

Shpirti nuk eshte më
me trupin tim,
dhe lumi bëhet një me detin, tjetër ujë vazhdon pa nda në po ata gurë, e gurë në gurë rrokulliset,
brigjet si nuset e reja, siç ndërrojnë fustanet në dasma,
ndërrojnë stinët..

HESHTJA

Më mirë mos lëviz,
as qerpikun e syrit mos e luaj, e paqën tënde mos e prish prej zërave që vijnë nga hijet…

Dëgjo vetëm zogjtë…
heshtja jote shkrihet
e bëhet një me cicërimën.

Ndoshta fluturimin tënd
do ta shmangë atje jashtë
e shumë të qetë
do të lerë brenda…
aty ku vetëvehtja e ka bujtinën…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT