Prita erën marroke të më vijë,
Natës vonë ngadalë të më qaset,
Të më sjellë nga larg flladin e lehtë…
Në fytyrë, ëmbëlsisht të më përplaset…
Gjethe vjeshte rrugëve të çukisi,
Vashëzën e dashuruar ta zemërojë,
Nga e para prapë ajo t’ja nisi,
Dhe plakun muzg tutje të më largojë…
Si kusare ajo të më afrohet,
Tok me të…të jesh edhe ti,
Kur t’i them, që të largohet,
Tjetër gjë ç’ti them, nuk e di…
Prita erën marroke të më vinte,
Trazavaçe dhe rrebele, si përherë,
Të më sjellë ëndrrën e bukur që prisja…
Të sjellë ty dhe gjethet… derë më derë…