Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Rrugë Mimozash

Mimoza Maria Ajdhoni-Rrugë Mimozash

Një qiell i buzëqeshur,
tej për tej te prilli hapur,
me të verdhë mimoze veshur,
nëpër cepa yjesh kapur…

“Rrugë mimozash” në emër,
me aromë dashurie,
ç’ma hodhi prilli në zemër
dhe si muzë poezie!

Vargjet e parë që hodha,
në një vjershë, shkruar si prozë,
më thanë që emrin ia vodha,
sapo çeli një mimozë…

Ia mora udhës të verdhën,
që me vargjet të më lozë,
tek emri ca lule çelën,
muza mban erë mimozë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT