DRITA E BRËNDËSHME
————————————
Kalova duart mbi trupin tënd si një arkeolog.
Dashuria ishte e lexuar në të shënjtën e varrosur,
Jashtë ,e llustruar me fraza të përditshme monolog,
Brënda u bë të bjerë boja e shkërrmoqur,
Aty ,zbulova nga e kishte orinjinën bukuria,
Themelin e artë, arkivin e dritës nga i cili vjen.
Shkëlqimet që paraprijnë fjalët nga dhuntia.
-Më trego brënda një buzëqeshje të ngjyrosur që të mos ikë!
EGO
——-
Dyshemenë e ashpër të jetës, këmbët e prekën,
Mendimet e shqetësuara bien si petalet e trëndafilit,
Ndërsa këmbët rrjedhin gjak rrugëve të largëta mbetën,
Shpërqëndrimi yt bie, ty që më ëmbëlson ditën.
Era e plurosur e kohës në syt e ty të vjedhur ,
Shkëlqimit i paraprijnë ,janë si mbetjet e natës,
Fjalët rriten kërkojnë fragmenteve për të pritur,
Përfunduar në gojën e njëmijë fytyrave në vulën e egos,
NJERIU DHE DIMRI
Dimri ulet këmbëkryq njeriun e ka pushuar akulli i ftohtë.
Çti bësh,zemrat u janë u mjekuar me akull u ngrijnë fjalët,
Në vëshë të fërshëllin, je e vetmuar nuk është e lehtë!,
Je banor i shtëpisë pa ngrohje me derë të hapur.
Sytë ftohen ,ndjejnë ,vën lotë për të larë të palarat,
-Mos qaj tani,nuk është e lehtë për çdo mik të mbyllet dera!
Dimri nuk është problem ,problemi është akulli në zemrat.
Je mysafire e derës ngjitur në çdo distanc të ndjek era..
