Po bie shi…
Një erë e çrregullt fryn gjithandej
pa asnjë drejtim,
pa asnjë anë.
Një zë në shpirt
nis e më flet
për dimrat
që pas lamë.
Dhe ne, si era
pa drejtim
me mijëra ide
në kokë
ngarkuar.
Nisim stuhitë
me shi e gjëmim
derisa të jemi
çliruar.
Pastaj vjen mëngjesi
i bardhë,
i paqtë
dhe i vërtetë.
Pas shiut,
nga dielli
do shpërthejnë
patjetër
lulet
plot ngjyra
e jetë.
