Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Drita Kosumi Syla

Cikël poetik me poeten Drita Kosumi Syla

Në shpirt më lulëzon
( nga libri” Gjethet do t’i pres në dorë”)
Në shpirt më lulëzon Shkodra ime!
Mbi lulet bore,
mbi lulet e këndëshme pranverore.
Ëndrra te ti më shpie,
gjërë e gjatë,
vij veç për pak, e qëndroj gjatë.
Lehtas shtegëtoj pranë
Shkodrës sime…
sa mallë më zgjon hija e Rozafës,
bija e fisit të parë
kalaja që hjeshon liqenin,
qyteti që endet në dashuri
e me dashuri e mbush vendin.

…………………………………………..

ATO
Ato kanë duar të arta
dashuri të pafund rrezatojnë,
Janë nëna,
ndriçojnë si hëna e plotë,
pa Ato nuk do të kishte kuptim kjo botë.
Për ato e kam një porosi:
Kujdes; Mos i lëndoni!
Ato janë shtyllë e shtëpisë dhe shoqërisë!
Lutem nga një fjalë të mirë
Çdo mëngjes t’ua dhuroni!

…………………………………………………………

LERI SYTË TË LIRË
Leri sytë e mij bojëqielli
le të bien në det
të pehaten në re
të puthin dashurinë e blertë.
Leri sytë e mij të lirë
le të bredhin me erën
të struken në prehërin
e dashurisë sime…
Leri sytë e mij të shëtisin
në varkën e përkdheljeve
deri në bregun e mallit
deri në puhizën e zjarrit.
Leri sytë e mij
mbështjellë janë me dashuri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT