Me njëri tjetrin përqafuar
Dhe pakëz mjegull lartë në majë
Stuhia e fundit ka kaluar
Duke lënë pas dhunën e saj
Askush se di, se kur janë mbjellë
(Në këtë fshat, s’ka më njeri)
Ca zëra thonë, se kanë mbirë vetë
Bashkë me shkëmbinjtë, të bëhen nji
I’u janë kërrusur degët shekullore
Një pjesë e trungjeve, i’u janë çarë
Netëve një erë me ta fërkohet
Me nota këngësh me të qarë
Megjithatë çdo mars blerojnë
I mbushin degët plot përplotë
Me çdo udhëtar llafe ndërrojnë
Dhe shpesh nga sytë, fshijnë ndonjë lot
Në mënd i’u vijnë kaq data e ngjarje
Heronj të lashtë edhe të rinj
Kush pati fatin, t’iu rri afër
Dhe s’mori pak përjetësi
Një lëng i trashë, iu rrjedh nga trungjet
Me grimca diejsh edhe resh
(Të vetmet pemë, që s’dijnë të vdesin
Por mbjellin pak epikë mes nesh !
