Tuesday, December 3, 2024
BallinaKulturëFilmSot aktori i humorit Agim Bajko feston 66-vjetorin e lindjes

Sot aktori i humorit Agim Bajko feston 66-vjetorin e lindjes

Agim Bajko (1956-). Aktor. Lindi në Tiranë, më 10 shkurt. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve * filloi punë si aktor në Estradën e Tiranës*, më 1979. Talenti i tij si aktor komik spikati në shumë role të natyrës që aplikonte ky lloj teatri, por nivelet e tij më të larta i mbërriti kryesisht në komedi të plota, apo ato me një akt, sikurse edhe në skeçe të gjata, ku mundësia për t’i vizatuar figurat më në thellësi e plotësi ishte më e madhe. Ndër to veçohen: Don Kishoti në inskenimin e pjesshëm të romanit homonim të Servantesit (1982), dhëndri i dytë te komedia Tri dhëndurët e Djonis Bubanit* (1987), profesori i filozofisë te komedia Borgjezi fisnik e Molierit (1989). Ka qënë po ashtu i suksesshëm në disa filma e telefilma si: Dy herë mat 1986, Edhe kështu, edhe ashtu, 1989. Ndër tjerash ka xhiruar edhe një seri filmash komik me aktorin Agron Llakaj si : Martesa e Hasanit, E ëma e Zeqos në bashkëpunim dhe me Inis Gjoni, TV Titanik me aktorin Xhevair Zeneli dhe Pranvera Veizi, Greku në Himare, Rradha e vizave,Në shtrat me OSBE, Don Kishoti në Tiranë, Ali Pashë Tepelena, Gjergj Elez Alia, Ushtrija pastron, Moisiu dhe Papa, Pastrimi i figurave, Inagurimi i Missit, Ska vend për varre, Koridori i 8, Kuvendi i II i Lezhës, Greku në Kocinare, Çmimi i shekullit etj. Shquhet për ndjesinë realiste ndaj figurës. Edhe në rastet kur përdoret gjerësisht elementet e groteskut dhe të karikaturizimit, anon nga qëndrimet dhe theksimet sarkastike. Ka një mimikë shprehëse (sidomos atë të syve), luan këndshëm me zerin si dhe me intonacionet e shprehura komike që i jep atij, gjerësisht çasteve a situatave të rolit. Ka qenë humorist i aktivizuar në disa emisione e rubrika kulturore televizive, por emisioni humoristik “ By-pass” në televizionin “Vizion plus” i ka dhenë një përmasë të veçantë natyrës së tij prej humoristi dhe gazetari. Për kontributin e tij në median televizive është vleresuar me çmimin “PERSONAZHI I VITIT” më 2009 nga vlerësimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, më 2012 është nderuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin “MJESHTËR I MADH”.

BURIMI I LAJMIT AKTORET SHQIPTARE
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT