Sesi më erdhi të shkruaj dicka, si një reflektim kalimtareje të jetës, frymë e dhembje… sepse sot a nuk jemi në pikun e veprimit, dje ishim po aq, nesër kushedi!
Ah, kushtet, rrethanat, planet a nuk na ngulfatin dita ditës… I gëzohemi ditës së re, na pikëllon muzgu i radhës, ndoshta njeriu arratiset mendueshëm nga zhurma, krijon aurorën personale për ta ndalur presionin… sa na mungon vetmia për t’i thërritur zërit se jemi, lëvizim, ëndërrojmë… e ti sigurt ke nisur Projektin e radhës… tamam si radhët e nisura drejt pafundësisë.
Janë çaste kur dëshiron të thuash shumë, të flasësh shumë… por durimi njëjtësohet me zhurmat pranë e pranë….
Jo, nuk e harroj një Zë, më vjen përherë si shpëtim… Zëri Yt!
