Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritImer Gllareva-Në kullën e gjyshit

Imer Gllareva-Në kullën e gjyshit

Mbi parmakun e oxhakut
filxhani me vegë të thyer
kafja e tharë në gjezvë.

Lahuta nuk këndon më
teli i këputur qan,
pa ty, s’ka zë.

Oxhaku pa tym mbi çati,
kulla rri në roje të kohës
frymën e shekujve mbart pezull.

Ti ishe yll mbi Dardani,
shekujve vetëm kujtime
emri yt, betim në gur.

*Sot, kulla hesht andej kufirit
por në heshtje flet:
ndez zemrën e betuar për atdhe.
Në ballë të oxhakut
roje e dheut,
e gurit,
e gjakut.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT