Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritDava Gjoka-AROMË TRËNDAFILASH

Dava Gjoka-AROMË TRËNDAFILASH

Hëna ,diellin, e mbuloi,
prej dashnisë që kemi n’gji
Edhe yjet i largoi ,
të rrimë bashkë veç unë e ti

Pranverës ,lulet,ne ia morëm,
dhe këngën e bilbilave
Dashurisë i dhamë aromën,
aromën e trëndafilave

Dhe puthjet ,dashurisë ,ia morëm,
si nektarin kur merr bleta
Frutat si të Vjeshtës ,ia volëm,
kështu janë dashuritë e vërteta

Lulet ,ia morëm dhe qershisë,
ashtu të bardha si bora
Dy zemrat ia dhamë dashurisë ,
Ti zemrën time e unë tënden, mora

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT