Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -MUZA IME

Mimoza Maria Ajdhoni -MUZA IME

Muzë e bukur poetike,
vjen tek unë pa trokitur,
rri dhe pak, pse më ike,
pse s’të rrihet pa të ikur?!

Ike shpejt, pse më le,
s’të dua vetëm për vjersha,
unë me ty dua të fle,
të kem rizgjime të shpeshta!

Më rrëmbe çdo natë në gjumë,
të fle në duart e tua!
Përqafuar ti dhe unë,
se muza nuk merret hua!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT