Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Zenellari-FËMIJËRIA IME,E BUKURA, E DIELLTA!

Alma Zenellari-FËMIJËRIA IME,E BUKURA, E DIELLTA!

Një copëz fëmini mbaj gjithmonë me vete
Fshehur kraharorit
Fshehur zemrës
Një copëz pafajësi e mbaj si dielli
E mbaj si ujë i pakët burimi
Pasqyrë në duar,
që s’më le tê humbas vetveten.
Fëmijëria ime,
Me zëra fëmijësh
Me tinguj drite
Me përralla dhe yje që pikojnë qumësht.
Nje fushë e blertë një top i vogël
sa mbushte duart tona
Gjithë bota jonë aty…
Gjithmonë me vete mbaj një copëz fëmini
habia ime e pafajshme për jehonën,
zjarrin , ujkun dhe pyllin e blertë.
Brenda kraharorit frymojnë përherë
ëndrrat e vogla me krahë prej nusepashke,
Erëmojnë fjongot e mëndafshta mbi gërsheta
Oh, fëmijëria ime
E bukura, e paqta, e bardha,
E diellta!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT